Site icon PrishtinaPress

Takimi i opozitës shqiptare në Maqedoni, Bexheti: Kurti bëri një hap mbrapa

Profesori i njohur Nuri Bexheti e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për përzierje në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut.

Ai ka bërë me dije se takimi i djeshëm i Kurtit me përfaqësuesit e opozitares shqiptare në Maqedoni ishte një hap mbrapa.

Sipas tij, më këto veprime Kurti po e favorizon partinë VMRO.

Kurti me këtë veprim që bëri po e favorizon kandidatin për president të partisë opozitare maqedone, partia VMRO, e cila mund të ketë një kandidat ndoshta shumë më nacionalist se kandidati aktual i Republikës së Maqedonisë. Me veprimin e sotëm, Kurti bëri një hap mbrapa dhe si po duket ai po mbështet një kandidat që ka gjasa që do të vijë nga një frymë më nacionaliste, që i bie se Kurti me sot është i involvuar me këmbë e me duar dhe është burrështetasi i tretë që bën një gabim të madh”, ka thënë ai në emisionin “Debat Plus”.

Exit mobile version