Site icon PrishtinaPress

Takimi i Kallas me Kurtin, pamjet kapin një detaj interesant

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është pritur në takim nga shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Kjo e fundit, në një shkrim në rrjetin social “X” ka dhënë detaje rreth takimeve që u zhvilluan sot.

Ndërkohë, në pamjet e publikuara nga ajo, pranë Kallas, vërehet një dosje që mban fotografinë e kryeministrit Kurti.

Ndryshe, pas takimeve, Kallas tha:

“Takova Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurtin sot. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është përmes ormalizimit të marrëdhënieve të tyre, në bazë të marrëveshes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë për bashkëpunim të plotë pas sulmit të fundit terrorist. Përgjegjësigt duhet të përballen me drejtësinë.” – ka shkruar ajo, transmeton Nacionale.

Exit mobile version