Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e lumtur me takimin e kandidatit të PDK-së, Bedri Hamza, në Shtëpinë e Bardhë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ura që e lidhë Kosovën me SHBA-në është e fortë dhe e përjetshme.
“Ura që lidhë Kosovën me SHBA-në është e fortë dhe e përjetshme! “SHBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”! Kryeministri Bedri Hamza”, ka shkruar Deliu-Kodra.