1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Takimi i dështuar në Bruksel, Kurti kërkon që BE-ja të organizojë negociata intensive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pyetur se çfarë do të ndodh pas këtij takimi në Bruksel ku s’ka pasur kurrfarë progresi.

Në pyetjen e gazetarit, Kurti ka thënë se hapat e radhës janë negociatat intensive që duhet të organizohen nga Bashkimi Evropian, e ku teksti që është në letër të marrëveshjes bëhet realitet në terren.

“Hapat tjerë janë negociata për sekuencimin implementimit të udhërrëfyesit. Pra çfarë ekziston si tekst në letër, bëhet realitet në terren. Por për këtë kemi nevojë për bisedime intensive që duhet të organizohen nga lehtësuesit dhe ndërmjetësuesit që shpresoj që do ta na ftojnë neve sa më parë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img