Site icon PrishtinaPress

“Takimi i Brukselit mund të sjellë pajtim për të ecur tutje”

Në takimin e paralajmëruar për nesër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të ketë pajtueshmëri në parim për të vazhduar më tej me propozimet dhe arsyetimet për planin evropian. Kështu thotë në intervistë për Radio Kosovën, Shqipron Pula analist politik.

Pula shprehet kritik për trysninë ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe memories së shkurtër që kanë zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Takimi i së nesërmes në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuciq ka gjasa të kalojë me një pajtueshmëri midis palëve në parim, për përmbajtjen e planit evropian. Të paktën kështu e sheh situatën analisti politik Shqiprim Pula.

“Gjasat janë që të ketë shtyrje, në kuptimin e afateve kohore, por në konsideratë do të merren propozimet dhe arsyetimet mbi propozimet e bëra nga emisarëve Unionit Evropian. Prandaj, nuk pres që do ketë ndonjë nënshkrim por mund të ketë ndonjë dakordancë në parim për të ecur tutje me propozimet e dhe arsyetimet mbi propozimet që tashmë një pjesë e tyre janë bërë publike qoftë nga ana e Brukselit, qoftë nga mediet lokale”, tha Shqiprim Pula. 

Pula nuk pret shumë nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel. Ai këtë e argumenton edhe më tej duke thënë: 

“Palët në këtë rast në takimin e së hënës, do jenë në takim me disa kushte dhe natyrisht që palët të cilët marrin pjesë në dialog me kushte të vëna paraprakisht rezulton që takimet të jenë minimalisht të suksesshme, për të mos thënë të dështuara”.

Në një intervistë për Radio Kosovën njohësi i rrethanave politike në vend Shqiprim Pula thotë se duhet kujtuar që në qershor të vitit 2013 Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin i cili parasheh normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. 

 “Ai ligj është dekretuar në atë kohë me 1 shtator 2013 nga presidentja Jahjaga dhe aty është paraparë që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi të vazhdoj tutje me arritjen e dakordancave rreth temave të cilat janë me interes për të dyja vendet, ndërkaq tani kur po trumbetohet ideja për një nomralizim marrëdhëniesh , duket sikur është lënë në harresë ajo dakordancë -10 vite me parë dhe po ri-përsëriten qëllimet e atëhershme”, shprehet Pula.

Analisti Shqiprim Pula njëherit ka kritikuar qasjen e zyrtarëve të lartë të Unionit Evropian në raport me Kosovën, në kuptimin e trysnisë dhe në kuptimin e mendjes së shkurt apo kujtesës së shkurtër siç tha ai, mbi aktet të cilat kanë ndodhur 10 vite më parë.

Exit mobile version