Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel, ku kryenegociatori i Kosovës do të takohet me homologun e tij serb Petar Petkoviq.
Duke e komentuar këtë takim, ai është tallur me kushtet e reja të kryeministrit Albin Kurti për takimin me presidentin serb.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur se mos është plotësuar ndonjëri prej kushteve të Kurtit.
Sipas tij, kjo tregon hipokrizinë e Kurtit.
“Besnik Bislimi paska me u taku me Petar Petkoviq e Serbisë të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve! A mos rastësishtë Serbia e ka dorëzu Radojçiqin e unë nuk kamë dëgju? Albini thonte javën e kaluar se nuk takohet me Vuçiqin e Serbisë pa u dorëzu mes të tjetash edhe Radojçiqi, apo ndoshta ky Petkoviqi, që ka mu taku përfaqësuesi i Albinit është përfaqësues i Kinës, e jo i Serbisë🥱!? Edhe i paftyrë edhe rrenc edhe mashtrues edhe kopuk edhe…”, ka shkruar Berisha.