2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Takimet me krerët e opozitës, Osmani e pret kryetarin e PDK-së sot pasdite

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, sot pasdite.

Osmani sot ka ftuar për takim kryetarët e partive opozitare për ngjarjet e fundit në veri të vendit. Paradite në Presidencë ishte kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Në këto takime prezent ishte edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.

Lajmin për takimin e Osmanit me kreun e PDK-së e ka konfirmuar për Express drejtori i komunikimit në PDK, Valmir Klaiqi.

“Takimi mes Kryetarit Krasniqi dhe Presidentes Osmani do të ndodhë sot, pasdite. Për detajet nga takimi do të ju njoftojmë pastaj”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img