Site icon PrishtinaPress

Takimet e grave të Serbisë dhe Kosovës

E përditshmja beogradase, “Danas” ka publikuar një artikull rreth takimeve ndërmjet grave të Serbisë dhe Republikës së Kosovës.

Sipas këtij medium, këto takime motivohen nga pikëpamja që qeveritë mund të përfundojnë traktate paqeje, por që paqja në thelb varet vetëm nga ato që merren direkt me ato vendime:

“Qeveritë mund të negociojnë marrëveshje paqeje, çfarëdo që të doni … por vetëm njerëzit ku ata jetojnë mund të bëjnë vërtet paqe.” (Gordana Comic)

Deputetë, gazetarë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe profesorë të universitetit marrin pjesë në këto diskutime. Takimi i parë i grave me ndikim të Serbisë dhe Kosovës u mbajt në janar 2012 në Budva, për këtë arsye kjo nismë u quajt Procesi i Budva, transmeton Indeksonline

Më vonë, emri u ndryshua në “Sledite nas”, pas filmit me të njëjtin emër, i cili u bë për të ndërgjegjësuar publikun e gjerë për këto takime dhe rezultatet e tyre.  

Këto takime mbajnë dy mesazhe të fuqishme. Së pari, gratë në Serbi dhe Kosovë nuk pajtohen të trajtohen vetëm si viktima, por si pjesëmarrëse aktive, të interesuara dhe të afta në procesin e ndërtimit të paqes dhe pajtimit. Krimet e kryera ndaj grave dhe fëmijëve në luftë, si dhe pasojat e rënda sociale dhe ekonomike të luftës ndaj grave, shpesh përdoren në bisedime si argumente kundër palës së kundërt, ndërsa këta të njëjtë aktorë vazhdojnë t’i margjinalizojnë dhe i përjashtojnë ato pasi të ketë pushuar konflikti.

Takimet nën këtë iniciativë dëshmojnë jo vetëm për rëndësinë e përfshirjes së grave, por edhe për masën në të cilën kontaktet dhe komunikimi i drejtpërdrejtë kontribuojnë në zvogëlimin e distancës etnike dhe mirëkuptim më të madh.

Exit mobile version