1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Takimet e Dom Mikelit” i kushtohet Rugovës, Abdixhiku: Besonte te vlerat e demokracisë perëndimore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se sot ka qenë në Stubëll ku ka marrë pjesë në manifestimin tradicional ‘Takimet e Dom Mikelit’.

Ai bëri të ditur se mes personaliteve të shquara vendore, shqiptare e ndërkombëtare, u nderua figura e ish-presidentit Rugova në 80-vjetorin e lindjes së tij.

“Këtë mëngjes isha në Stubëll. Aty morra pjesë në manifestimin tashmë tradicional ‘Takimet e Dom Mikelit’.  Mes personaliteve të shquara vendore, shqiptare e ndërkombëtare, u nderua figura e Presidentit Rugova në 80 vjetorin e lindjes së tij”.

“Stublla shquhet për një traditë të begatshme në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore e të arsimit shqip, fillimet e së cilit, siç thonë historianët, janë të para vitit 1905-s, kur u legalizua Shkolla e Parë Shqipe me mësues, priftin e patriotin, Dom Mikel Tarabulluzin”, shkroi Abdixhiku.

Ai tha se ishin të nderuar që këtë vit, ky manifestim, shënohej rreth Ibrahim Rugovës, ku sipas tij, për të, kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes.

Abdixhiku tutje tha se Rugova besonte te kultura, tradita e vlerat e demokracisë perëndimore.

“Për mua dhe LDK-në, Stublla me shkollën e saj, me Muzeun e Shkollës së parë, me historinë e Martirëve të Karadakut të shekullit XIX, me këtë manifestim kaq të bukur, me një mërgatë të shkëlqyeshme dhe me vlera tjera që ngërthen, përbën një vlerë specifike për tërë Kosovën tonë”.

“Prandaj ishim të nderuar, që këtë vit, ky manifestim, shënohej rreth Ibrahim Rugovës. Ibrahim Rugova, para se të ishte politikan i madh, ishte intelektual i madh, njeri i artit e letërsisë, që besonte te kultura, tradita e vlerat e demokracisë perëndimore, dhe për të, kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes”.

“Një mision të tillë, në një formë tjetër, e kanë luajtur edhe “Takimet e Dom Mikelit”, duke afirmuar vlerat pozitive të historisë sonë e duke dhënë shembuj të mirë për breznitë e reja, siç ishte dita e stome, nderimi që po i bëjmë Ibrahim Rugovës, themeluesit të Lidhjes Demokrstike të Kosovës, dhe kontributit të tij për Kosovën tonë”, shkroi tutje Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img