1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Takime pa rezultat, Qeveria ende pa përgjigje për 14 kërkesat e policëve

Përkundër takimeve që janë duke realizuar tash e një kohë, Sindikata Policisë së Kosovës dhe Qeveria ende nuk kanë arritur një zgjidhje sa i përket kërkesave të parashtruara nga policët.

Të pakënaqur me kushtet e punës, policët e Kosovës kanë protestuar dy herë para Qeverisë së Kosovës, ku edhe kanë paraqitur 14 kërkesat e tyre.

Në mesin e kërkesave ishte ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare, sigurim jetësor, përfshirja e njësive të caktuar në tregun e punës, etj.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri në një deklaratë për Telegrafin bëri të ditur se në javën e ardhshme do të zhvillojnë edhe një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,

“Javën e ardhshme e kemi planifikuar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, do t’i analizojmë edhe një herë kërkesat dhe do t’i vendosim prioritetet se cilat mund të realizohen menjëherë dhe cilat mund të mbesin për më vonë. Kështu ka qenë dakordimi që është bërë më herët me ministrin”, theksoi ai.

Kryesindikalisti më herët ka deklaruar se gjatë vitit 2023, rreth 100 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, dhe se kjo po ndodhë për shkak të kushteve jo të mira.

“Deri në fund të nëntorit të viti të kaluar dorëheqja vullnetarë kanë dhënë nga Policia 87 zyrtarë policor. Pa përfshirë muajin dhjetor, e që mendoj që ka rrit shifra afër 100 dorëheqje e që nuk janë pak. Po e them me pak përjashtime mund të jetë ndonjë zyrtar që ka filluar para tre ose katër vitesh, përndryshe, të gjithë ata janë më një përvojë 10 ose 15 vjeçare në Policisë e Kosovës”

Më poshtë kërkesat e paraqitura të Policisë së Kosovës:

1. Përmirësimi i kushteve, veshmbathje, mjete të punës, objektet policore dhe pajisjet tjera;

2. Rrezikshmëria për policët të jetë permanente dhe të mos varet nga një vend, dhe shtesat të jenë 25 deri 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet komisioni i cili do të bëjë kategorizimin e shtesave;

3. Përfshirje e njësive të caktuar në tregun e punës;

4. Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare;

5. Sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor;

6. Invaliditeti, policë të cilët janë lënduar gjatë kryerjes zyrtare;

7. Përfshirja e stafit civil në shtesat për punë specifike;

8. Shujta ditore për të gjithë pjesëtaret, jo në mënyrë selektive;

9. Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg;

10. Shtesat për fundvit, për ata që kanë treguar performance të mirë gjatë vitit;

11. Rikthimi i përvojës së punës siç ka qenë, dhe njohja e shkollimit;

12. Të rikthehen tri paga përcjellëse për ata që pensionohen;

13. Të lejohet një pagë për policët që mund të kenë një rast vdekje në familje;

14. Përkujdesje për mirëqenien e pjesëtarëve të policëve, për ata që kanë rënë gjatë detyrës zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img