7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Takim urgjent, nisin diskutimet për krijimin e policisë së kryeqytetit pas ngjarjes së mbrëmshme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur sot takim urgjent me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica dhe me drejtorin e Policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, pas të shtënave me armë mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”, ku vdiq një person dhe u lënduan 20 të tjerë.

Rama ka thënë se me ta ka diksutuar për çështjen e sigurisë në dhe hapat të cilët duhet të ndërmarren për krijimin e policisë së kryeqytetit.

“????Pas ngjarjes së mbrëmshme e cila na shqetësoi të gjithëve, bashkë me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica mbajtëm një takim urgjent me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, me të cilin diskutuam për çështjen e sigurisë në #kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrim bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë. Siguria në #kryeqytetin tonë është prioritet i yni.”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Një prej të plagosurve ka vdekur sot, në orët e para të mëngjesit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img