Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi ka pritur në takim ish-drejtorët e kësaj drejtorie që nga paslufta.
“Duke e kujtuar dhe nderuar të kaluarën i japim kuptim të tashmes dhe të ardhmës!
Sot, pata nderin dhe kënaqësinë të mirëpres ish- Drejtorët e Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, të cilët kan udhëhequr me këtë drejtori që nga viti 2000 e tutje. Ishte një rast i mirë për t’iu shprehur mirënjohje për kontributin e tyre dhënë zhvillimit të Kryeqytetit dhe mirëqenies së qytetarëve të saj.
Poashtu, ishte me shumë interes dhe vlerë bashkëbisedimi, shkëmbimi i përvojave dhe ideve që do të ngërthehen në hartimin e projekteve të ardhshme të Prishtinës.
Në takim ishin:
-Z.Vesel Makolli, Drejtor i parë, viti 2000-2001;
-Z.Simon Agustini 2001-2003;
-Z.Abdurrahman Krasniqi 2003-2007;
-Z.Ridvan Shahini 2007-2013;
-Z.Hysen Durmishi 2013-2017dhe
-Z.Gëzim Mehmeti 2017-2021.
Drejtorët janë ndërruar, por esenciale ishte angazhimi i tyre dhe përkujdesja për infrastrukturën – që mbulon një segment të rëndësishëm të Komunës së Prishtinës.
I lumtur që organizova këtë takim dhe falenderues për praninë e tyre. U dëshirova shëndet dhe gëzime në vitin që po hyjmë.
Këto takime do të dëshiroja të bëhen traditë e Komunës së Prishtinës” shkruan Xhaferi në njoftim.