1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Taipi i lumtur që iu bashkua Prishtinës

Njëri nga klubet më të mëdha në Kosovë, Prishtina ka bërë disa transferimeve interesante në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Arango Jamal, braziliani Feritas si dhe mesfushori i talentuar Shqiprim Taipi iu bashkuan kryeqytetasve.

Njëri nga lojtarët më premtues është Shqiprim Taipi i cili pritet të shpërthejë te Prishtina.

Djaloshi nga Tërrnoci i Luginës së Preshevës ka thënë për faqen e klubit se është i lumtur që iu bashkua Prishtinës.

“Isha shumë i kënaqur kur mora vesh se më kërkonte Prishtina, për arsye se është klub shumë i trofeshëm në Kosovë dhe po ashtu të gjithë bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë”.

“Po ashtu edhe dje kalova shumë mirë në testin e ndeshjes pavarësisht se fituam 3:0”.

“Pra, jam shumë i lumtur që jam pjesë e Prishtinës dhe të arrijmë objektivat e klubit e më kryesorja dihet që është titulli i kampionit”, tha mesfushori i lindur në Tërnoc të Bujanocit për faqen zyrtare të klubit.

Kujtojmë që Shqiprimi është vëllai i vogël i Gjelbrim Taipit i cili aktivizohet me gjigantin zviceran Grasshopper.

20-vjeçari ka luajtur për Shkupin si i huazuar nga Shkëndija e Tetovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img