Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka treguar se si do të jetë moti gjatë kësaj jave.
Ai ka thënë se temperaturat do të shënojnë rënie.
“Vendi ynë po vazhdon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta. Këto masa do të jenë të paqëndrueshme gjatë ditëve në vijim për arsye se do të ketë ulje temperaturash deri në 1o gradë celsius, do të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar por do të ketë shkarkime rrufesh si dhe breshër, temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të jetë nga 22 deri në 25 gradë celsius”, ka thënë ai për Telegrafin.
Tahirsylaj shtoi se në fundjavë pritet të këtë sërish ngritje temperaturash dhe se ky mot është i pranueshëm.
Ndërkohë javë që lamë pas është karakterizuar me temperatura mjaft të larta, vetëm gjatë vikendit rreth 500 njerëz kanë kërkuar ndihmë në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore nga vapa.