Site icon PrishtinaPress

Tahiri: VV po synon të bllokojë institucionet dhe të gllabërojë pozicionet ekzekutive

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Xhafer Tahiri, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje duke e akuzuar për tentim të kapjes së pushtetit ekzekutiv dhe mungesë vullneti për bashkëpunim institucional.

Tahiri tha në “Kallxo Pernime” se Vetëvendosje po synon të mbajë pozitat ekzekutive në mënyrë të kundërligjshme.

“Kemi një parti politike e cila nuk i ka numrat në Kuvend. Nuk ka vullnet të bashkëpunojë, por ka vullnet të bllokojë institucionet dhe të gllabërojë pozicionet ekzekutive. Të mos i lëshojë pozitat ekzekutive dhe t’i mbajë ato në mënyrë të kundërligjshme,” deklaroi Tahiri.

Exit mobile version