2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Vuçiqi i ndan informacionet me Kinën e Rusinë, Kurti as me ne as me Shqipërinë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mostransparencë lidhur me përmbajtjen e draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, raporton Gazeta Sinjali.

Ai tha se “me dashje apo pa të. Albin Kurti po i bën favor Aleksandar Vuçiqit, duke mos shpalosur informacione”.

Tahiri tha se Vuçiqi i ndan informatat me Kinën e Rusinë, teksa Kurti as me Kosovën, e as me Shqipërinë.

“Këtë qasje nuk do të duhej ta kishte një kryeministër teknik, e lëre më ky që e ka gjysmën, duke mos pasur fuqi, e synim strategjik. mI kanë dhënë shkas miqve tonë, që të shprehin mosbesim ndaj tij si përfaqësues i Kosovës, pastaj edhe si i Qeverisë”.

“Konfidencialiteti mund të jetë taktizim i Vuçiqit, por për Kurtin mungesa e transparencës është arrogancë dhe vazhdimësi e mashtrimit nga dita e parë. Derisa Vuçiq i ndan dhe i trajton informatat me Kinën e Rusinë, Kurti s’i ndan as me ne as me Shqipërinë amë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img