0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Vetëvendosje kundërshtoi çdo proces të shtetndërtimit, s’mund të jenë pjesë e dialogut

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për dialogun me Serbinë, ka thënë se disa parti nuk mund të jenë pjesë e këtij procesi për shkak të rolit të tyre kundërshtues në secilin proces të shtetndërtimit.

“Prej shpalljes së pavarësisë dhe para shpalljes së pavarësisë ju e keni kundërshtu çdo proces. Vetëvendosja dhe lideri i saj nuk duhet të jenë pjesë e dialogut sepse e kanë kundërshtu çdo proces të shtetndërtimit të Kosovës. Pikërisht për këtë arsye ju duhet të qëndroni në pozicionet e tuaja”, ka thënë Tahiri.

Tutje, duke folur për takimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq, Tahiri ka thënë se presidenti i vendit në të gjitha këto takime ka marrë pjesë me ftesën e Uashingtonit ose Brukselit.

Sipas tij, është obligim kushtetues dhe ligjor i presidentit që ta përfaqësojë Kosovën.

“Thaci në asnjë takim kur është taku me Vuçiqin nuk ka shku krye në veti, sepse ka shkuar me ftesën e Uashingtonit ose Brukselit, është obligim i tij kushtetues dhe ligjor për përfaqësimin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ministri Tahiri ka kritikuar edhe deklarimet e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, për propozimet e ndarjes së Kosovës, për të cilat tha se LDK-ja duhet të harmonizojë qëndrimet e veta.

Ndërkaq duke i’u kundërpërgjigjur deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut, për gjyqtarët serbë, Tahiri tha se të njëjtit gjithmonë kanë funksionuar në kuadër të sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img