Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish rreth temës së mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit.
Ai e ka quajtur skandaloze ndalimin e pagave të shtatorit, duke thënë se qeveria e ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve.
“Me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Po ashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve’’, ka shkruar ai.
Më tutje Tahiri ka treguar se të premten e kanë ftuar në interpelancë ministrin Murati, por se vazhdimi i kësaj gjendjeje edhe për një orë është vazhdimi i turpit nga ana e Qeverisë.
“Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme’’, ka përfunduar statusin në Fcaebook, Tahiri./Prishtinapress/