-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri u kërkon deputetëve ta votojnë Rezolutën për rritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro Rezolutës ku kërkohet rritja e koeficientit nga 105 euro në 129 euro, raporton Express.

Votimi i kësaj Rezolutem që është prezantuar nga Grupi Parlamentar i AAK;së, është në rend dite në seancën e sotme.

Tahiri ka renditur edhe arsyet pse sipas tij, koeficienti duhet të rritet në 129 euro.

“Sot, në rendin e ditës e kemi Rezolutën e prezantuar nga GP i AAK-së ku kërkohet rritja e koeficientit nga 105 në 129 euro.  – Duke ditur që jemi në një situatë të rend ekonomike në vend; – Faktin që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj; – Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po këtkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”. Deputet, mos kqyrni majtas e djathtas por votoni, PËR.”, ka shkruar Tahiri.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img