-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: U bisedua vetëm për telekom, Gjuriq po gënjen për Asociacionin

Nën kryesimin e ministres për Dialogun, Edita Tahiri, dhe njëherësh kryenegociatore, delegacioni i Kosovës në përbërjen e të cilit ishin edhe përfaqësuesit e ARKEP-it dhe operatorëve të telefonisë në Kosovë, kanë marrë pjesë në takimin e radhës të mbajtur në Bruksel për çështjet e kodit telefonik, i cili ka zgjatur rreth 20 orë.

Në agjendën e këtij takimi temë kryesore ishte përfundimi i hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetëror për Kosovën, 383 nga ana e ITU-së.
“Edhe përkundër angazhimeve të delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të BE-së që kjo çështje të përmbyllet përfundimisht në këtë takim dhe edhe përkundër përparimeve të mëdha të arritur në dy takimet e fundit për këtë çështje, pala serbe nuk pati gatishmëri për të rrumbullakësuar këtë proces. Në këtë takim ka pasur përparime për mbylljen e çështjeve të hapura të karakterit teknik, mirëpo pala serbe kishte tendenca të rihapjes së marrëveshjes për telekomin, të cilën delegacioni i Kosovës e kundërshtoi kategorikisht”, thuhet në njoftimin për media të Kryeministrisë, raporton Koha.net.
Sipas njoftimit, thuhet se delegacioni i Kosovës mbrojti qëndrimin që marrëveshja për telekomin bazohet në ligjet dhe kornizën rregullatore të telekomunikacionit të Kosovës, prandaj edhe zgjidhjet teknike zbatuese duhet të jenë plotësisht me ligjet e Republikës së Kosovës.
“Delegacioni i Serbisë, edhe pse është nënshkrues i marrëveshjes për telekomin, u mundua që në disa çështje procesi i zbatimi të dalë jashtë ligjeve të Kosovës”, theksohet më tej në njoftim.
Për dallim prej raundit paraprak të bisedimeve, ku u arrit pajtimi për heqjen e barrikadës dhe ku pala serbe kishte qëndrim më konstruktiv, kësaj radhe, gjithnjë sipas njoftimit të Kryeministrisë, “pala serbe ishte jo serioze dhe kohë-pas-kohe ishin konfuzë dhe të pakoordinuar, që linte të kuptohej, që ose nuk kishin gatishmëri apo nuk e njihnin fushën për të cilën kishin ardhur”.
“Në këtë takim pati polemika të ashpra politike me ç’rast ministrja Tahiri ia kujtoi palës serbe se këto janë bisedime ndërshtetërore të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, ndërkohë që hipokrizia politike e palës serbe është e pafundme për faktin se nënshkruan marrëveshje me shtetin e Kosovës me garanca ndërkombëtare dhe në anën tjetër gjatë zbatimit përpiqet të dalë jashtë marrëveshjes”, potencohet në njoftim.
Në përpjekje për të përmbyllur hapat zbatuese për kodin, në orët e mbrëmjes në procesin e ndërmjetësimit është inkuadruar edhe drejtoresha për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin Perëndimor në Shërbimin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Mogherinit, Angelina Eichhorst, megjithatë takimi në orët e mëngjesit përfundoi pa i përmbyllur disa nga çështjet.
Poashtu, Kryeministria njofton opinionin se “ky takim ka qenë vetëm për çështjet e kodit telefonik dhe se përfaqësuesi i Serbisë, Marko Gjuriq ka gënjyer kur ka thënë se në Bruksel do të bisedohet për asociacionin”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img