-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri tregon ndryshimet kryesore të Ligjit për Zgjedhje që do t’i propozohen Kuvendit për miratim

Sot është mbajtur Komisioni për Legjislacion ku është miratuar dhe proceduar për në Kryesi të Kuvendit Ligji për Zgjedhje Parlamentare.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Tahiri në postimin e tij në Facebook, ka përmendur ndryshimet kryesore të Ligjit për Zgjedhje që do t’i propozohen për miratim Kuvendit.

“Sot, në Komisionin për Legjislacion kemi miratuar dhe e kemi proceduar për në Kryesi të Kuvendit Ligjin për Zgjedhje Parlamentare. Më poshtë janë vetëm disa nga ndryshimet kryesore të Ligjit për Zgjedhje qe do t’i propozohen per miratim Kuvendit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, në Komisionin për Legjislacion kemi miratuar dhe e kemi proceduar për në Kryesi të Kuvendit Ligjin për Zgjedhje Parlamentare. Më poshtë janë vetem disa nga ndryshimet kryesore të Ligjit për Zgjedhje qe do t’i propozohen per miratim Kuvendit.

  1. Heshtja zgjedhore (hiqet dhe vlenë vetëm prej hapjes së kutive të votimit në ora 7-19);
  2. Kufizimi i certifikimit të kandidatëve për deputet-vetëm ata që në 3 vitet e fundit janë dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale me burg efektiv 1 e me shumë vjet;
  3. Vota preferenciale. Votuesi ka të drejtë të votojë deri në 10 kandidatë për deputetë;
  4. Numrimi i votave për Parti Politike, i kandidatëve për kryetarë komunash bëhet në vendvotime, (në ditën e zgjedhjeve) ndërkaq vota për kandidatë për deputetë dhe asamblistë, në qendrat komunale të votimit. (të nesërmen);
  5. Votimi në diasporë, bëhet me postë në kuti postare në Kosovë, në kuti postare në diasporë dhe fizikisht në perfaqësi diplomatike, ku ka kushte;
  6. Janë zgjatur ankesat e partive politike dhe të kandidatëve nga 24 në 48 orë;
  7. Nuk kufizohet afishimi i materialeve publicitare elektorale në 100 metra vijë ajrore siç ka qenë deri tash. Ajo kufizohet vetëm brenda qendrave të votimit dhe në oborret e qendrave të votimit.

Ka edhe disa ndryshime të tjera të cilat besoj se do ta ngrisin cilësinë e zgjedhjeve në Kosovë.

Falenderoj z. Muharrem Nitaj për përfaqësimin e AAK-së në mënyrë profesionale dhe me integritet.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img