Site icon PrishtinaPress

Tahiri thotë se Qeveria nuk pati guxim për ballafaqim me të vërtetën

Shefi i Grupit Parlamnetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se mungesa e deputetëve të shumicës në seancën e jashtëzakonshme për tekstet shkollore, është ikje e Qeverisë për ballafaqim me të vërtetën.

Ai ka thënë se mungesa e tyre në Kuvend, ka shpërfaqur mungesën e guximit për tu ballafaquar me të vërtetën dhe qasjen arbitrare të shumicës.

Qeveria sot na i shpërfaqi dy elemente që duhet t’i dinë qytetarët e Kosovës. E para, mungesa e guximit për t’u ballafaquar me të vërtetën. E vërteta është se kudo, në secilin sektor që kjo Qeveri dhe ky kryeministër kanë prekur, aty ka qenë dështimi. E dyta, ka të bëjë me qasjen arbitrare, autoritare të shumicës parlamentare, e cila është verbëruar në gëzhojën e mendimit politik të VV-së, pa e parë se çka po ndodhë në popull”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka thënë se kjo Qeveri në secilën sektor ka shkaktuar vetëm kriza.

“Secilin sektor që e kanë prekur, vetëm dëme kanë shkaktuar – kriza. Prandaj, për ne si opozitë është brengosëse që në tempullin e demokracisë – Kuvendin e Kosovës, ku jemi zgjedhur nga populli, nuk mundemi të debatojmë për një problem shumë serioz. Të gjithë e dinë se argumentet janë në anën tonë, për shkak se sot i kanë lënë fëmijët, prindërit, mësimdhënësit në një humnerë dhe në një qorr sokak”, ka shkruar Tahiri.

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për çështjen e teksteve shkollore është bojkotuar nga LVV-ja, kurse opozita ka akuzuar Ekzekutivin se ka dështuar të sigurojë tekstet shkollore për nxënësit.

PDK-ja ka paralajmëruar se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj ministres Nagavci.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që këtë vit prindërit të subvencionohen për tekstet shkollore, pasi sipas tyre këtë viti shtëpitë botuese kanë rritur çmimet.

 

Qeveria ka ndarë 80 euro për një nxënës nga klasa 1-5 për tekstet shkollore dhe 30 euro për materiale shtesë për nxënësit nga klasa 6-9.

Exit mobile version