6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri thotë se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje: VV-ja nuk do ta krijojë qeverinë e ardhshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme, duke shtuar se qeverinë e ardhshme do ta krijojë opozita.

Ai ka deklaruar të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë më në qeverisje.

“Jemi jashtëzakonisht të gatshëm dhe jemi të bindur se në këto zgjedhje, kurdo që do të mbahen, Lëvizja Vetëvendosje më nuk do të arrijë të krijojë qeverinë dhe qeverinë do ta krijojë opozita”, ka thënë ai.

Tahiri tha se “me mbështetjen e 40 deputetëve nga partitë tjera opozitare, si Grup

Parlamentar i PDK-së kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë”.

“Konsiderojmë se sot nuk ka gjë më të rëndësishme që sesioni parlamentar mund të fillojë sesa me diskutimin për çmimin e energjisë”, tha ai.

Tahiri shtoi se kanë propozuar gjithashtu një rezolutë për uljen e çmimit të energjisë dhe heqjen e bllok tarifave.

“I dini shqetësimet e qytetarëve që po paguajnë çmimet e larta të energjisë në vendin tonë. I kemi propozuar Kuvendit edhe një rezolutë në bazë të cilës kërkojmë uljen e çmimit të energjisë dhe heqjen e bllok tarifave. Ditën e enjte do ta kemi vetëm këtë seancë të propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së”, tha Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img