-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri thotë se PDK e LDK ia dijnë vlerën marrëveshjes me njohje reciproke me Serbinë, ndërkaq VV-ja jo

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ”nuk ia dinë vlerën marrëveshjes me njohje reciproke me Serbinë sepse nuk ka ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës“.

Ndërkaq, sipas saj, vlerën marrëveshjes reciproke me Serbinë ia dijnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke shtuar se ato janë pasardhëse të LDK-së dhe UÇK-së.

”PDK dhe LDK ia dijne vleren thelbesore te marreveshjes me njohje reciproke sepse jane trashegimtare te UCK dhe LDK qe jane realizuesit e pavaresise se Kosoves, ndersa VV dhe as Kurti nuk ia dine vleren sepse nuk kane ekzistuar ne kohen e clirimit dhe pavaresimit te Kosoves“, ka shkruar Tahiri në Facebook, të dielën.

Më 18 mars në Ohër do të zhvillohet takimi i radhës në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Josep Borrell, shef i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka deklaruar më 27 shkurt se ”Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që të mos flasin më për planin franko – gjerman“, duke lënë të nënkuptohet se marrëveshja mund të nënshkruhet më 18 mars.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img