Site icon PrishtinaPress

Tahiri thotë se nuk ka diskutime rreth përfshirjes së PDK-së në Qeverinë Hoti

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për përfshirjen e mundshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Qeverinë Hoti. Madje po raportohet se një qëllim të tillë e kishte edhe vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë.

E për këtë çështje ka folur edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës Besnik Tahiri. I pyetur se a kanë diskutuar rreth përfshirjes së PDK-së, qoftë duke qenë pjesë e qeverisë apo duke marrë postin e presidentit, Tahiri tha se deri më tash nuk ka diskutime rreth kësaj çështjeje.

“E para e punës, ne jemi në punë dhe sa po flasim nuk ka një aktakuzë për presidentin dhe nuk ka asnjë diskutim rreth kësaj teme, as në nivel politik e as në nivel qeverisës. Tash ajo që duhet të them është që situata është momentalisht jemi në pritje çka ndodh deri në shtator do të dihet, a do të ketë apo nuk do të ketë aktakuzë për presidentin, mirëpo deri tash ai nuk ka aktakuzë, është në detyrë dhe nuk ka asnjë diskutim rreth kësaj teme, plus nuk është kryetar i PDK-së, plus ne e kemi shumicën. Kështu që, nuk ka asnjë diskutim edhe nuk kam asnjë përgjigje tjetër, nuk ka kurrfarë diskutimi”, tha Tahiri.

Exit mobile version