3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri thotë se me buxhetin e Qeverisë për vitin 2025 nuk mund të rriten pagat në sektorin publik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka shkruar në Facebook të dielën se nesër në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për buxhetin e vitit 2025.

Tahiri ka shprehur dojën që Qeveria në procedura të përshpejtuara do ta sjellin buxhetin në dy lexime.

E Tahiri thotë se me këtë buxhet të Qeverisë Kurti nuk mund të rriten pagat në sektorin publik, pasi vlera e koeficientit përcaktohet në ligjin vjetor të buxhetit.

“Nesër, në seancën e Kuvendit të Kosovës do të diskutojmë buxhetin e vitit 2025. Ky buxhet është i përkohshëm dhe duhet të rishikohet në tërësi pas zgjedhjeve për të pasqyruar nevojat reale të qytetarëve dhe shtetit. Nesër, kam drojë që Qeveria në procedura të përshpejtuara ta sjellin buxhetin në dy lexime. Kjo, për një dokument si buxheti i kosoliduar i Kosovës nuk duhet të ndodhë, mirëpo gjithçka mund të pritet”.

“Përndryshe, sa i përket mashtrimit për rritjen e pagave, ju rikujtoj se neni 9 i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik e ka thënë saktë se vlera e koeficientit përcaktohet në ligjin vjetor të buxhetit, dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës me ligjin vjetor të buxhetit nuk mundet të ndryshoj strukturën e koeficientëve, që do të thotë se pagat me këtë buxhet nuk mund të rriten”, ka shkruar Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img