0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Thaçi gaboi me letrat

Analisti Ramush Tahiri, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka pasur nevojë t’i adresojë katër letrat e tij dhe se nëse do të ishte pjesë e stafit te tij, nuk do t’ia rekomandonte atë veprim.
“Nuk ka nevojë për katër letra sepse e tëra ka të bëj me një lëndë. Krejt kanë mundur të jenë në një letër të zgjeruar, të numërohen të gjitha. Zakonisht kjo është ndërhyrje në drejtësi. Këtë gjë nuk do t’ia këshilloja po të isha në stafin e Presidentit Thaçi. Këto raste kanë qenë të rezervuara nga UNMIK-u dhe më pas nga EULEX-i. Krimet janë shumë të rënda dhe institucionet tona mund të hapin, me kaq elemente sa kanë, hetimet. Kjo është letër joobligative, si këshillë publike. Nëse në këtë rast, menjëherë ngritet akuza, atëherë do të llogaritej si ndikim i politikës”.
Sipas tij Thaci është më i fuqishëm se ish presidentja Atifete Jahjaga, për shkak se Partia Demokratike e Kosovës është partner koalicioni dhe ai ka qenë lider i saj, njofton Klan Kosova.
“Thaçi është politikisht më i fuqishëm se Jahjaga, për shkak se buron nga një partneritet politik. Ai është i fokusuar në çështjet e brendshme, ndërsa Jahjaga ka qenë në arenën ndërkombëtare.”.
Ndërsa, koalicioni qeverisës Tahiri ka deklaruar se është i dëmshëm për vendin, për shkak të numrave, të cilët megjithatë nuk i kanë garantuar çuarjen përpara të agjendave të ndryshme, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. /klankosova.tv/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img