Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelart Tahiri ka ironizuar me kryeministrit Albin Kurti lidhur me rezultatet e fundit në zgjedhjet lokale.
Tahiri ka thënë se Kurti na kishte lodhur në zgjedhjet e 14 shkurtit, tash kryeministër ke mbet në katër komuna, shkruan Insajderi.
“Se di a e ke kuptu se na patë lodh 14 shkurti, 14 shkurti. Ka ardh 14 nëntori. A e din me sa komuna me mbet kryeministër. A e din kryeministër se ke mbetur me 4 komuna që i përfshinë komplet 220 mijë qytetarë. Domethënë PDK-ja i qeverisë 9 komuna që i përfshinë diku 620 mijë qytetarë. Qe ku je mbet kryeministër, apo e sheh”, ka thënë Tahiri.