Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Synimi i Kurtit është që t’i përçajë sindikatat

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri ka thënë se synim i kryeministrit Albin Kurti është që t’i përçajë sindikatat.

Ai ka shtuarse tri herë është shtyrë Ligji i pagave dhe kjo për fajin e Qeverisë.

“Sot jemi duke fol për një krizë serioze e cila kërkon zgjidhje dhe vendimmarrje. Reagimi i Qeverisë në këtë kohë krize po i shkon Qeveria mbrapa. Një burrështetasi nuk i takon se çfarë flitet në takim, a i thotë vëlla a shok, por merr vendime”.

“Ne duhet të flasim haptas e ta pyetni veten përse kemi ardh këtu. Tri herë është shtyrë Ligji i pagave dhe tek tash është sjellë në dëgjim publik. A është sindikata që tash e 18 muaj të takohet me Qeverinë që ta sjellin një koncept dokument”, tha Tahiri.

“Ne sot i kemi fëmijët në shtëpi. Po flitet për ego, ky (Kurti) nuk ka të bëjë me ego, por e ka për qëllim që t’i përçajë sindikatat e t’i kap ato siç ka bërë me borde në Kosovë. Sindikatat nuk po bëjnë pazare sindikatat, por vetë Kurti duke iu thënë se t’i jap 50 euro e jo 100 euro”, tha Tahiri./Prishtinapress/

Exit mobile version