1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Sot po fillon historia e bashkimit të urës së Mitrovicës

Ministrja Tahiri deklaroi se sot kanë filluar punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër dhe se kjo është një datë e rëndësishme historike për shtetin e Kosovës sepse sot po fillon historia e bashkimit të urës pas gjashtëmbëdhjetë vjetëve që nga fundi i luftës.
Ministrja Tahiri uron gjithë qytetarët për këtë ngjarje të rëndësishme e cila do të bëjë urën një sinonim të lëvizjes së lirë të gjithë qytetarëve dhe automjeteve me një zhvillim sipas standardeve evropiane dhe ura e Ibrit do të jetë urë për bashkimin dhe bashkëpunimin mes qytetarëve dhe komuniteteve.
Që nga çlirimi i Kosovës pengesat dhe barrikadat mbi urën e lumit Ibër na kanë shqetësuar të gjithëve si institucionet shtetërore ashtu edhe qytetarët  e Kosovës, prej sot me vendosmërinë e Bashkimit Evropian ky problem po zgjidhet dhe më në fund ura do të jetë simbol ku njerëzit do të lëvizin lirshëm të pa penguar ashtu siç e kanë merituar në shtetin demokratik të Kosovës.
Me këtë rast, Qeveria e Kosovës i përgëzon edhe njëherë qytetarët e Mitrovicës për kujdesin e treguar gjatë kësaj kohe të bllokadës një vjeçare të mosfillimit të punimeve dhe në të njëjtën kohë po ashtu falënderojmë organet e sigurisë shtetërore të Kosovës, Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in për kontributin në ruajtjen e rendit dhe qetësisë, tha znj. Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img