2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Sonte vdiqën parimet dhe premtimet e Kurtit, ngushëllime

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se sonte kanë vdekur të gjitha parimet dhe premtimet e kryeministrit Albin Kurti.

Këto deklarata ai i ka bërë pas një interviste të Kurtit, i cili e pranoi që në planin evropian, të cilin ai e ka pranuar, ka Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kryeministri Kurti më në fund e pranoi një të vërtetë të madhe që ka Asociacion në planin evropian. Sonte kanë vdekur të gjitha parimet dhe premtimet e z. Kurti dhe Vetëvendosjes”, ka thënë Tahiri në emisionin DPT te Fidan Jupolli.

Me ironi, Tahiri ka thënë se dëshiron t’i shpreh ngushëllime Kryesisë së VV-së dhe grupit të saj parlamentar.

“Dua t’i shpreh ngushëllime Kryesisë së VV-së dhe Grupit Parlamentar, të cilët nuk e kanë ditur e as që kanë qenë të informuar se ka Asociacion në planin evropian”, ka deklaruar tutje ai.

“Të gjithë ata që besuan te z. Kurti, më vjen keq sepse ata nuk kanë faj që z. Kurti do të lejonte Asociacion një-etnik në Kosovë. As qytetarët nuk kanë faj sepse besuan që do të duhej të ndryshohej klasa politike. Por ata nuk meritojnë një kryeministër që tradhton dhe then shpresën e tyre”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img