Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Sjellja e Kurtit është sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se sjellja e sotme e kryeministrit Albin Kurti është sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare. Kështu u shpreh ai pasi shefi i ekzekutivit nuk i është përgjigjur pyetjeve parlamentare të opozitës pasi këta të fundit nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Në konferencë për media, Tahiri ka kritikuar qasjen e shefit të ekzekutivit ndaj deputetëve të opozitës.

Sipas Tahirit tendenca e kryeministrit Albin Kurti është për të instaluar diktat mbi deputetët e parlamentit.

Ai ka ftuar kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, që të marrë masa ndaj njerëzve, siç i quajti ai, të papërgjegjshëm.

Tahiri ka shprehur kritikat edhe për qeverisjen e deritanishme, ku sipas tij Kosova po përballet me dështime të shumta.

Sot gjatë seancës, kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet parlamentare të deputetëve të opozitës. Kurti i ka thënë opozitës, që nëse duan përgjigje nga ai, duhet t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë duke u bartur nga seanca në seancë./KP/

Exit mobile version