Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Shtimi i prezencës së EULEX-it rrezikon ta kthej veriu në protektorat

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar shpjegime nga Qeveria e Kosovës për shtimin e prezencës së EULEX-it në veri të vendit.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se shtimi i kësaj prezence mund ta kthej veriun e vendit në protektorat.

“Shtimi i prezences se Eulex-it ne veri i sherben qetesise dhe sigurise, mirepo, kjo rrezikon ta kthej ne protektorat veriun, te cilen e synon Serbia. Qeveria duhet te jap shpjegime si u rrit prezenca e eulexit ne veri, a u kerkua leje nga qeveria, apo ndoshta kjo qeveri kaq lehte dorezon sovranitetin ne veri te cilen e arritem me shume mund permes dialogut te Brukselit”, ka shkruar ajo, duke shtuar se qeveritë e kaluara e kanë shtrurë sovranitetin në atë pjesë.

“Ne qeverite e kaluara e shtrijme sovranitetin ne veri, vendosem policine shteterore ne veri dhe kufirin verior, vendosem institucionet e drejtesise dhe te tjera, ndersa i shuam strukturat paralele serbe. Eshte urgjente te mbrohet veriu dhe ti rikthehet sovraniteti shtetit te Kosovës ne veri”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version