0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Shkuan 100 ditë të vitit, askujt në Qeveri s’patëm mundësi t’i themi puna e mbarë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar pushtetin, duke thënë se sot është dita e 100-të e vitit, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë “puna e mbarë”.

Ai ka thënë se nuk po shihet se çka do të ndodh me pagën minimale, se nuk dihet fati i Ligjit të Pagave dhe se nuk dihet kur do të nisin punimet në magjistrale.

“Sot, është dita e 100 e këtij viti, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’. Vitit 2023 i kanë mbetur edhe 265 ditë, nuk po shihet se çka do të ndodhë me pagën minimale, s’dihet fati i Ligjit të Pagave, nuk dihet kur do të nisin punimet në rrugët magjistrale, nuk dihet asgjë!!”, ka shkruar ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img