Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Shkaku i qeverisë, 80 mijë njerëz po shkojnë me zor në punë

Shkaku i Ligjit të ri të Pagave, të përgatitur nga Qeveria e Kosovës, 80 mijë punonjës të administratës shtetërore “shkojnë me zor në vendet e tyre të punës”, ka thënë sot shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri ka thënë se zyrtarët publikë janë bërë raste sociale në shoqërinë kosovare.

Ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se AAK-ja planifikon ta ftojë në interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati, për t’i propozuar atij një zgjidhje mbi rritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 129.

“Të nderum qytetarë, a e dini se 80 mijë njerëz që janë të punësuar në sektorin publik sot, shkojnë në punë me zor – nuk shkon kush për qejf. Zyrtarët publikë janë bërë rast social me Ligjin i cili i mashtroi 80 mijë punonjës të administratës. I la me paga më të ulëta se që kanë qenë më herët”, tha Tahiri, raporton Paparaci.

“Nuk po ikin vetëm qytetarët e papunë nga Kosova. Janë duke ikur edhe njerëzit që janë të punësuar në sektorin publik, për shkak se mosinvestimi nga Qeveria e Kosovës i ka bërë njerëzit të zhgënjyer”, ka deklaruar ai. “Ne do të propozojmë se si duhet të ndodhë rritja e koeficientit të pagave në 129 euro”.

Exit mobile version