Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka pyetur se “sa është rroga e një zyrtari të shtetit?” pasi në Kuvendin e Kosovës u votua në lexim të dytë Projektligji për Pagat në Sektorin Publik.
Tahiri thotë se Qeveria po manipulon. Ai e konsideroi projektligjin e sotëm si “një mashtrim i radhës”.
“E tash që kaloi Ligji i Pagave, a ka dikush në qeveri që mundet me na tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit? Terr informativ, manipulim dhe siç po duket edhe një mashtrim i rradhës”, shkroi Tahiri në Facebook.
Pro këtij projektligji sot votuan 63 deputetë nga 85 deputetë sa ishin në sallën e Kuvendit./Prishtinapress/