Ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë qenë kundër opsionit për këmbim territoresh, sepse që të dyja territoret janë toka shqiptare.
Edita Tahiri, njëherit edhe Ministre për Dialog thotë se Presidenti Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë pasur projekt të qartë kombëtar dhe shtetëror në kohën e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kur LDK ishte një lëvizje gjithëpopullore për pavarësi me legjitimitet të plotë dhe me organe udhëheqëse të zgjedhura në mënyrë demokratike.