3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Rritja e numrit të gjyqtarëve rrit efikasitetin në sistemin e drejtësisë

Abelard Tahiri ka arritur edhe një sukses në agjendën e tij për të përmirësuar sistemin e drejtësisë.

Në rrjetin social Facebook, i pari i Drejtësisë në ekzekutimin e vendit, ka shprehur kënaqësinë e tij për dekretimin e 37 gjyqtarëve të rinj, që sot dhanë betimin e tyre para presidentit Hashim Thaçi.

“Ishte kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e dekretimit të gjyqtarëve të rinj nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës. Nga fillimi i mandatit tim si Ministër i Drejtësisë, kam avokuar për shtimin e buxhetit për Këshillin Gjyqësor, në mënyrë që gjyqësori të rrisë kapacitetet me potenciale të reja. Premtimi dhe angazhimi im për këto potenciale jashtëzakonisht të nevojshme, sot po materializohet, duke i hap rrugë shtimit të efikasitetit brenda sistemit tonë të drejtësisë” ka shkruar Tahiri.

Shtimi i kapaciteteve përmbush edhe një masë në kuadër të Agjendës “Drejtësia 2020”, andaj Tahiri beson se do të ndikoj edhe administrim më efikas dhe të përgjegjshëm të drejtësisë.

“Kjo njëkohësisht përmbyllë edhe një masë në kuadër të Agjendës “Drejtësia 2020” ku përmes shtimit të numrit të gjyqtarëve, do të mundësohet shqyrtimi më i shpejtë i lëndëve dhe do të mundësohet një administrim më efikas dhe i përgjegjshëm i drejtësisë” ka përfunduar Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img