1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri reagon për mbylljen e terminalit doganor në Merdare, thotë se po goditet Llapi

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për mbylljen e terminalit doganor në Merdar duke thënë se kjo qeveri po e godet qytetin e Poduejvës. 

“Zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari është goditje e madhe për një zonë e qytet si Podujeva, që është porta kryesore që e lidhë Kosovën me Evropën. Për më keq, ky vendim në tërësi eliminon projeksionet për Zonën Ekonomike dhe planin për ngritje ekonomike dhe punësim në Llap”, shkruan ai.

Tutje ai thotë se kjo është goditja e dytë që po i bëhet Llapit. 

“Kjo është goditja e radhës, nga një qeveri jo kompetente që e pengon zhvillimin. Ndërsa goditja e  dyta, pas Orllanit, që tashmë është bllokuar si potenciali kryesor për zhvillim e turizëm në Llap e Gollak”, thotë ai. 

Ai bën thirrje që të ndalen këto bllokada e t’i hapë rrugë zhvillimit.

“Si deputet, u bëjë thirrje gjithë kolegëve dhe Qeverisë që t’i ndalë bllokadat e t’i hapë rrugë zhvillimit. Në qoftë se vendimi është i përkohshëm dilni e tregoni, mos u fshehni!”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img