Edita Tahiri e ka komentuar propozimin ë Ramës për draft-asosacionin si të anshëm pasi siaps saj ai mbështet Serbinë.
Tahiri në Top Channel u shpreh se Rama ia ka humbur kredibilitetin Shqipërisë në Kosovë me gjithë afrimitetin që ka krijuar me Vuçiçin.
“Shqipëria vuajti nga regjimi totalitar ne vuajtëm nga armiku serb. UÇK-ja erdhi në një kohë shumë të rëndësishme e shumë strategjike se mënyra paqësore nuk kishte më produkt.
Në 97 ishte ende kohë e rëndë, në 99 ngritëm çështjen e Kosovës në nivelin më të lartë në konferencën e Rambujesë. Shtetet e mëdha u bashkuan bënë negocioatat e morën vendim që NARO të ndërhynte pavarësisht se OKB nuk e autorizoi. Kurti në atë kohë ishte asistent tek zyra e Adem Demaçit.
Duhet parë ideologjia e tij politike dhe ndërkombëtare. Këtë vit erdhi një lider i Kosovës që u ndëshkua nga amerikanët bashkë me Kosovën. Nëse nesër bëhen zgjedhjet siç tha Borrell i takon Kurtit ti përgatisë mirë e legjitime.