26.7 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Qeveria po e dërgon vendin në humnerë, po krijojnë skandale në të gjitha sferat

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për rëndim të jetës së qytetarëve.

Ai ka numëruar disa veprime të Qeverisë me të cilat, sipas tij, po vështirësohet jeta e kosovarëve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se “kjo qeveri po e dërgon vendin në humnerë”.

“Madje, kjo Qeveri, jo që po ua lehtëson jetesën qytetarëve, por i mashtroi të gjithë ata që pritën zhvillim ekonomik e luftim të korrupsionit. Më e keqja, ua humbi shpresat për një të ardhme më të mirë gjeneratave të ardhme në Kosovë. Kjo pasiguri e madhe për të ardhmen, lidhet me ekonominë e rënduar të vendit, punësimin dhe kushtet e jetës. Ky drejtim politik i kësaj qeverisje po e dërgon vendin në humnerë, para shkatërrimit të përgjithshëm. Po krijojnë skandale në të gjitha sferat, për të mbuluar dështimin e mashtrimin”, ka shkruar Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img