-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Qeveria duke i ikur komunikimit me sindikalistët, ka zgjedhur t’i lë fëmijët jashtë shkollave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë Kurti për mos fillimin e procesit mësimor në vend.

Tahiri përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se qeveria duke i ikur komunikimit me sindikalistët ka zgjedhur t’i lë fëmijët jashtë shkollave.

Tutje theksoi se t’i injorosh kërkesat legjitime të cilitdo grup shoqëror, në këtë rast të sindikalistëve të arsimit, duhet të jesh indiferent, përjashtues dhe arbitrar.

“Qeveria duke i ikur komunikimit me sindikalistët ka zgjedhur t’i lë fëmijët jashtë shkollave. T’i injorosh kërkesat legjitime të cilitdo grup shoqëror, në këtë rast të sindikalistëve të arsimit, duhet të jesh indiferent, përjashtues dhe arbitrar. Qeveria duke i ikur komunikimit, ka zgjedhur qëndrimin në izolim, të cilin po e pësojnë fëmijët tanë që një javë, në vend se të jenë në banka shkollore”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se kjo qeveri erdhi në pushtet përmes thirrjeve e narrativeve emocionale e humane.

“Çudia dhe ironia më e madhe që shohim është se të gjitha veprimet e saj, tregojnë se kjo qeveri tanimë është shkëputur nga realiteti”, tha duke shtuar se fotoja e postuar në Facebook është para shkollës së dy djemve të tij./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img