2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Qëndrimi i Kosovës për kodin telefonik, i prerë

Në Bruksel sot do të zhvillohet dita e tretë e rrethit të ri të dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Ky raund i ri bisedimesh për kodin telefonik vije pasi autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë nuk kanë arritur të gjejnë zbatim për marrëveshjen e vitit 2013, transmeton Indeksonline.
Për këtë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë për Indeksonline se qëndrimi i delegacionit kosovar mbetet i prerë sa i përket kësaj çështje.
“Bisedimet po vazhdojnë për kodin telefonik. Qëndrimi jonë është i prerë, Serbia duhet t’i dërgoj letër ITU-së se pajtohet që Kosova ta marr kodin telefonik nga ITU”, ka thënë Tahiri.
Sipas saj, ky është edhe obligim i Serbisë i përcaktuar me marrëveshjen e Brukselit për telekom.
Kujtojmë se edhe në gusht të këtij viti, bisedimet për kodin telefonik mes Kosovës dhe Serbisë dështuan, për shkak të mosgatishmërisë së palës serbe.
Sipas Ministrisë së Dialogut, delegacioni i Kosovës mbrojti qëndrimin që marrëveshja për telekomin bazohet në ligjet dhe kornizën rregullatore të telekomunikacionit të Kosovës, prandaj edhe zgjidhjet teknike zbatuese duhet të jenë plotësisht me ligjet e Republikës së Kosovës./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img