Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi në kuvendin e Kosovës.
Ai tha se grushtet e pushtetit ndaj deputeteve, janë akti i fundit i kapitullimit.
“Grushtet e pushtetit ndaj deputeteve, janë akti i fundit para kapitullimit. Pra, tash është e qartë se pushtetit të koordinuar mes Kurtit e Radojçiqit po i shihet fundi”, tha Tahiri.
Kujtojmë se më herët, deputetët e VV-së dhe ata të PDK-së u grushtuan me vete, pasi deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, hodhi ujën ë drejtim të kryeministrit Kurti.