0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Problematike mungesa e kuorumit në Kuvend pa veprim politik

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka organizuar sot tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve”.

Në këtë tryezë ku u diskutua edhe për mungesën e deputetëve nëpër seanca, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se është problematike mungesa e kuorumit pa veprim politik.

“Nëse ka diçka më së shumti që më pengon është gjuha jo parlamentare. Këto elemente krijojnë shumë pengesa në funksionim”.

“Mungesa e kuorumit. Është tepër me rëndësi që kuorumi të sigurohet. Ne si opozitë e kemi veprimin tonë politik. Ne nuk jemi në qeveri me ja bo votat VV-së. Mirëpo praktika nënshkruaj e dil, pa veprim politik, është e papranueshme”.

“S’ka logjikë të mos dihet se për çfarë kam votuar unë. Duhet të gjendet forma e votimit elektronik. Ta bëjmë një tender njëburimor dhe t’i bëjmë pajisjet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img