Site icon PrishtinaPress

Tahiri: Policët u liruan falë ShBA-së e BE-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK -së Besnik Tahiri, foli për lirimin e tre policëve.

Tahiri u shpreh se lirimi i tyre erdhi falë reagimit të ShBA-së e BE-së.

“Shpreh kënaqësinë time që policët janë kthyer në familjet e tyre. Kidnapimi i tyre ka qenë një akt i shëmtuar që ka pasur qëllim dëmtimin e Kosovës falë angazhimit të miqve ndërkombëtarë, ShBA dhe vendeve të BE-së ky lirim ka ndodhë. Për ne si AAK është brengosëse puna e Qeverisë ka një dështim në qeverisje, është duke e dobësuar Kosovën në çdo moment”, është shprehur ai.

Exit mobile version