1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Po e dyfishojmë numrin e noterëve, një noter në 10 mijë banorë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se është realizuar edhe një masë e rëndësishme e Agjendës “Drejtësia 2020”.

Bëhet fjalë për noterët, formula për të cilët do të ndryshoj nga 1 noter në 20 mijë banorë, në 1 noter e në 10 mijë banorë, transmeton prishtinapress.eu

“Sot kam bërë hapin e fundit në përgatitjen e shtimit të numrit të Noterëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për Dhënien e Programit të Noterisë.

Ashtu siç kam premtuar në fillim të mandatit, formula 1 Noter në 10 mijë banorë do të fillojë të zbatohet shumë shpejt, duke iu mundësuar qytetarëve tanë shërbime më të shpejta, më të afërta dhe më efikase në fushën e Noterisë.

Si masë e “Drejtësisë 2020” mbi këtë Udhëzim, do të fillojë rekrutimi i noterëve të rinj që do kryejnë shërbime për të gjithë qytetarët tanë në zgjidhjen e çështjeve të tyre ligjore” ka shkruar Tahiri.

Për më shumë, ministri Tahiri ka shtuar se shumë shpejt do të shpallen pozitat e reja për noterët e rinj.

“Qasja në drejtësi nënkupton ofrim të shërbimeve në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës, për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie dhe rekrutimi i noterëve të rinj do t’i nënshtrohet rrethanave konkrete mbi të cilat funksionojnë komunitetet tona.

Ditët  në vijim, do të jenë ditë të zbatimit të këtij Udhëzimi, me shpalljen e pozitave të reja për Noterë dhe emërimin e tyre si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë” ka përfunduar Tahiri statusin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img