Site icon PrishtinaPress

Tahiri për shkarkimin e kryetarëve përmes peticionit: Kurti në fillim ua krijoi iluzionet, tash poshtërimin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i poshtëron kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës duke i shkarkuar përmes peticionit të serbëve.

Tahiri ka shkruar e Kurti fillimisht ua krijoi atyre iluzionet dhe se tashmë po i poshtëron.

“Poshtërimi i kryetarëve të komunave në veri përmes peticionit të serbëve – në fillim Kurti ua krijoi iluzionet tash poshtërimin…”, ka shkruar Tahiri.

Exit mobile version