0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri për kushtin e ri të Francës: S’i patëm askujt borxh këtë trajtim eksperimental

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për vënien e kushtit të ri nga Franca për heqjen e vizave.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se BE tani këtë çështje e ka kthyer në telenovelë.

“Kësaj radhe Franca, radhën tjetër si dihet cilit nga 27 vendet. Dhe, së dyti, edhe pse e vështirë ta faktualizojmë, mundësia që zvarritjet, siç themi ne, ‘ngreh e mos e këput’, të shërbejnë si levë dhe si karotë në raport me pritshmëritë për dialogun të vendeve lidere të BE-së.”, tha ai.

Madje ai ka thënë se BE po e trajton Kosovën në formë eksperimentale.

Postimi i plotë:

Telenovela e BE-së

Nga një proces teknik dikur, me kalimin e kohës, BE-ja e ktheu liberalizimin në telenovelë. Me diskutimin e kushteve shtesë, mësojmë dy gjëra: së pari, që nuk ka proces brenda BE-së, ku protagonizmi i vendeve anëtare nuk hyn në lojë. Kësaj radhe Franca, radhën tjetër si dihet cilit nga 27 vendet. Dhe, së dyti, edhe pse e vështirë ta faktualizojmë, mundësia që zvarritjet, siç themi ne, ‘ngreh e mos e këput’, të shërbejnë si levë dhe si karotë në raport me pritshmëritë për dialogun të vendeve lidere të BE-së.

Dinamika e këtij procesi do ta dëshmojë, nëse pas padrejtësisë universale shumëvjeçare ndaj Republikës së Kosovës nga ana e BE-së, po bëhet diplomaci jo transparente dhe kushtëzuese. Kjo telenovelë si bënë nder BE-së.

Tërë këto vite janë asgjë më shumë se një qasje e gabuar dhe e padrejtë kolektive e BE-së ndaj Republikës së Kosovës në këtë proces.

Si patëm borxh askujt trajtim eksperimental!./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img