0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri për dështimin e seancës: Jemi në një kaos parlamentar të krijuar nga mazhoranca

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për dështimin e miratimit të projektligjeve.

Pas shtyrjes së seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje, Tahiri tha se legjislativi tashmë është në një kaos parlamentar.

Ai tha se partia në pushtet është e papërgjegjshme duke lënë më shumë se 50 pika të papërfunduara.

“Vendi tashmë drejtohet nga një mazhorancë shumë e papërgjegjshme, nga një mazhorancë e cila nuk arrin t’i ketë 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu nga një mazhorancë e cila ka lënë më shumë se 50 pika, projektligje, marrëveshje ndërkombëtare të pavotuara që nga viti i kaluar. Ne jemi duke përfunduar muajin e katërt të këtij viti dhe kemi ende pika të papërfunduara të agjendës së vitit 2022. Kjo mënyrë e papërgjegjshme e drejtimit të këtij Kuvendi nga kjo mazhorancë normalisht se duhet të ketë një fund diku. Nuk mund të vazhdojë kështu dhe nuk mund të ketë projektligje të rëndësishme për vendin të pavotuara… Ky është reflektim se si është duke qeverisur vendi sot nga kryeministri Kurti dhe nga kjo qeveri. Absolutisht jemi në një kaos parlamentar, jemi në një situatë kaotike që ka krijuar kjo mazhorancë dhe kjo qeveri”, tha ai.

Seanca e cila filloi sot në orën 10:00 u shty për në orën 12:30, për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte mbi 61 deputetë për të votuar pikat që janë në rend të ditës, pasi partitë opozitare janë deklaruar se nuk do t’ia bëjnë kuorumin mazhorancës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img